Zyrtare/ “Grintë, zemër, kurajo“, Juventusi falenderon mesfushorin, Matuidi: Do jem tifozi juaj numër 1 gjithnjë

Juventusi ka njoftuar ndërprerjen konsensuale të bashkëpunimit me mesfushorin Blaise Matuidi. Nëpërmjet faqes së vetë zyrtare gjiganti italian falenderon kampionin e botës për kontributin e çmuar që futbollisti ka dhënë për fanellën bardhezi përgjatë 3 viteve që e ka mbajtur veshur.

“Grintë, zemër, kurajo”, këto janë 3 fjalët që e përshkruajnë Matuidinë më pastër për Juventusin, që nuk lë pa përmendur statistikat fantastike dhe rrugëtimin e lojtarit me “Zonjën e vjetër”. Ndërkohë edhe vetë francezi ka reaguar, teksa konfirmon ndarjen me klubin më të trofeshëm në Itali, me të cilin shprehet se do të mbetet përgjithnjë tifozi numër 1.

“Të isha një anëtar i familjes së Juventusit është një ëndërr e bërë realitet, një nder. Zbulova një institucion të pabesueshëm, shokë skuadre që kanë qenë më tepër se aq. Gjithmonë do të jem tifozi juaj numër 1, ose numri 14. Faleminderit vërtetë”, shkruan Blaise Matuidi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online