Të gjithë e mbajnë mend Peter Olainkën, i cili spikati fillimisht në Ballsh dhe më pas shkëlqeu tek Skënderbeu. Sulmuesi nigerian tani ka bërë hapin e madh, pasi ka nënshkruar ë Çeki me Sllavia e Pragës.
Goditje e madhe nga ana e kampionëve çekë, që kanë depozituar plot 3.2 milion euro në arkat e Gentit.
Skuadra belge synonte ta mbante këtë vit Olajinkën, pas dy huazimesh te Dukla e Pragës dhe Zulte Uaregem, por nigeriani donte aventurën në Champions League.
Një hap shumë i madh para për Olainkën, që tani do të nisë një eksperiencë të re. Nigeriani ka nënshkruar për 4 vite me skuadrën e Slavias.Një karrierë në ngjitje për sulmuesin e ri, i cili u shit nga Skënderbeu për një shifër prej 1.1 milion eurosh.