Zyrtare/ Futbollisti shqiptar i jep lamtumirën klubit rumun, llotaria amerikane i jep një të ardhme në Florida

Realdo Fili i ka dhënë lamtumirën klubit të Botoshanit. Pas dy viteve e gjysmë me ekipin rumun, lojtari shqiptar ka vendosur të ndajë rrugët. Vet sulmuesi fierak ka shpërndarë një postim në llogarinë e tij në “Instagram”, ku ka komunikuar largimin.

“Dua të falënderoj Botoshanin për këto 2.5 vite të mrekullueshme. Faleminderit të gjithëve që punuan me mua gjatë kësaj periudhe, të gjithë stafit dhe lojtarëve që më ndihmuan të rritem, të mësoj dhe të më bëjnë gjithmonë të ndihem si në shtëpinë time. Unë isha i nderuar të isha një nga ju”, ka shkruar Realdo Fili.

Ndërkohë e ardhmja e tij do të jetë SHBA-ja. Fili është shpallur fitues i llotarisë amerikane për vitin 2021 dhe po pret të pajiset me shtetësinë amerikane. Në një prononcim për “Gazeta Sporturilor”, 26-vjeçari është shprehur se do të zhvendoset në Tampa, Florida te të afërmit e tij, ku do të provojë veten në futbollin e SHBA-ve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *