Zyrtare: Flamurtari firmos me ish-mbrojtësin e Partizanit

Flamurtari ka bërë goditjen e radhës në merkato, sepse ka firmosur sot me mbrojtësin Blerim Kotobelli, i cili është prezantuar nga klubi kuqezi në faqen e vet zyrtare.

Bëhet fjalë për një mbrojtës 25-vjeçar me të dhënë shumë të mira, i cili në periudhën 2014-2017 shkëlqeu te Teuta, ndërsa sezonin e shkuar ishte pjesë e Partizanit.

Ndonëse luajti në 25 ndeshje, Kotobelli asnjëherë nuk u ndje si në shtëpi dhe klubi e largoi në fund të sezonit, duke mos preferuar të vazhdonte bashkëpunimin.

Tani mbrojtësi i majtë firmos në Vlorë, ku përforcon ndjeshem krahun e majtë, ku është edhe Emiljano Musta, titullar dhe me rendiment të shkëlqyer sezonin e shkuar. Me Kotobellin trajneri Ilir Daja ka mundësi të lëvizë Mustën edhe në mesfushë, pasi bëhet fjalë për një futbollist që e bën shumë mirë këtë rol, duke qenë shumë aktiv në fazën sulmuese dhe duke e njohur edhe portën kundërshtare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *