Flamurtari ka prezantuar sot afrimin më të ri në skuadër. Klubi vlonjat ka bërë merkato në “Abissnet Superiore”, duke siguruar firmën me Aldo Teqjan. Ky i fundit ishte pjesë e Partizanit, me të cilin ndau rrugët disa ditë më parë.
Tashmë portieri 28-vjeçar do të vishet kuqezi dhe ka për detyrë të mbajë të paprekur portën e Flamurtarit në Kategorinë e Parë. Klubi vlonjat këtë sezon synon rikthimin në elitën e futbollit shqiptar, objektiv të cilit i shkoi fare pranë në sezonin që sapo u mbyll./Halit Delibashi-Sport Ekspres/