Ergys Kaçe ka gjetur skuadër të re për të vazhduar karrierën e tij. Mesfushori shqiptar do të qendrojë në futbollin grek. Ai është bërë pjesë e klubit Kallamata, i cili garon në ligën e dytë të futbollit helen. Është vetë klubi grek ai që e bën të ditur arritjen e mrrëveshjes përmes një njoftimi në faqen zyrtare në “Instagram”.
“PAE Kallamata njofton transferimin e Ergys Kaçes. Ai është një futbollist i Kombëtares shqiptare (8/7/1993), i cili ka një rezyme të pasur dhe një karrierë në një nivel të lartë. E nisi karrierën me PAOK-un, ku pati 113 paraqitje dhe 7 gola, ndërsa gjithashtu pati dy paraqitje në kualifikueset e Ligës së Kampionëve!
Në 2017-n u transferua te Viktoria e Pilsenit, ndërsa në 2018-19 luajti për Panathinajkosin, ku pati 30 paraqitje dhe 2 gola. Ato u ndoqën në sezonin 19-20 nga Larisa, 20-21 nga Arisi, ku pati 12 paraqitje, në Paneezis, Volos, Partiani dhe në vitin e shkuar në Veria. I urojmë të jetë i shëndetshëm dhe të ndihmojë stuhinë e zezë që të arrijë objektivin e ngjitjes në Super Ligë”, ka njoftuar klubi Kallamata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/