Zyrtare: El Sharaui lë Italinë për “ëndrrat” kineze

Çmenduri, vetëm kështu mund të quhet ajo që ndodh në futbollin kinez, ku shpenzohen miliona euro për lojtarë të njohur nga Europa, shpesh duke paguar shumëfish në krahasim me vlerën e lojtarit.

Tani është Stefan El Sharaui ai që joshet nga milionat kineze, sepse sulmuesi italian ka vendosur ta pranojë ofertën, e Shanghai Shenhua, edhe pse fillimisht bëri naze, duke thënë se ishte tepër i ri për të shkuar në Kinë.

Kontratë 3-vjeçare, 40 milionë euro në total për ish-futbollistin e Romës, me klubin verdhë kuq që merr thuajse 20 milionë euro, shifër aspak e vogël.

El Sharaui është nisur për në Kinë dhe tashmë duhet të justifikojë paratë, sepse Shanghai Shenhua është në vendet e fundit në Superligën kineze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online