Zyrtare/ Edi Reja firmos me skuadrën e re dhe e pret misioni i vështirë, trajneri merr edhe stafin e Kombëtares shqiptare

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Edi Reja ka nisur një aventurë të re në karrierën e tij. Stoli i Kombëtares shqiptare nuk është i fundit në të cilën trajneri italian do të ulet. Megjithëse 77-vjeç, Reja ka firmosur me ND Goricën, ku e pret një mision i vështirë.

Skuadra sllovene gjendet në fundin e tabelës, me vetëm 15 pikë të grumbulluara dhe objektivi i trajnerit italian është të sigurojë qendrimin në elitën e Sllovenisë edhe për një tjetër sezon.

Reja ka marrë me vete edhe stafin me të cilin punoi te Kombëtarja shqiptare, Serxho Porrinin dhe Luixhi Febrarin. Mbetet për t’u parë si do shkojë kjo përvojë e re për ish-drejtuesin e kuqezinjve./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *