“Jemi mësuar me spektatorë, në Korçë salla mbushet gjithnjë“! Fitoi finalen e veçantë me Skënderbeun, Kalludra: E shijuam shumë fitoren

Skënderbeu ka ngritur lart Kupën “Gjergj Kastrioti“ në Prishtinë në volejboll për femra. Korçaret përmbysën Skënderajn dhe siguruan kështu suksesin në një sallë ku atmosfera nuk mungoi. Në një intervistë për emisionin “Sport Magazine“, të moderuar nga Drilon Xhepollari dhe të transmetuar në “Ora News“, Edona Kalludra rrëfen më tepër rreth kësaj finaleje. Kjo ishte një ndeshje e veçantë për volejbollisten 23-vjeçare, e cila është rritur në Prishtinë, por mban veshur uniformën e Skënderbeut.

“Ishte vërtetë një finale shumë emocionuese dhe një atmosferë shumë e mirë. Unë e kisha të njohur atë atmosferë ndoshta. Fakti që po luaja në shtëpi dhe çdo gjë ishte si një finale. E shijuam fitoren, sepse ishte një fitore që vinte nga disavantazhet. Ishim gjatë gjithë kohës në disavantazh dhe arritëm të fitonim diçka që vërtetë kishim punuar fort.

Tashmë po bëhen gati 7 muaj që po jetoj në Korçë. Për mua ishte një ndjenjë shumë e veçantë. Ishin njerëz që unë i kisha parë prej vitesh. Po luaja në Prishtinë, po luaja në një kompeticion që me ekipet kosovare nuk e kisha pasur mundësinë. Duke luajtur kundër një ekipi të Kosovës, por duke mbrojtur ngjyrat e Skënderbeut, ishte siklet që po luaja kundër Kosovës dhe po fitoja me Shqipërinë, pavarësisht që nuk janë ato inatet. Shqipëria më hapi dyert, ashtu siç ia hapi mamasë sime dikur.

Mungesa e spektatorëve? Faktikisht, në qytetet e tjera po, ndërsa në Korçë nuk mungon spektatori. Pallati është gjithmonë i mbushur plot. Ne ishim mësuar. Por ishim mësuar ta kishim gjithmonë turmën përkrahë nesh, ndërsa në Prishtinë kishim vetëm drejtuesit e klubit, familjarët e mi, shoqëria ime dhe gjithë të tjerët që kishin ardhur nga Korça për të na parë. Të kesh kundër turmën nuk është e lehtë“, është shprehur Edona Kalludra./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online