“Nuk më pëlqen të fitoj me hile”! Mohon të jenë favorizuar nga arbitrat, Xavi e harron shpejt sfidën e famshme ndaj Chelsea-t

Barcelona është vënë në qendër të akuzave në Spanjë për shkak të çëshjtes së famshme “Negreira”. Klubi katalanas përflitet të ketë paguar arbitrat për favorizim gjatë ndeshjeve, çka është hedhur poshtë nga Xavi. Trajneri i skuadrës blaugrana ka folur përpara “El Clasico”-s së sotme, ku është shprehur: “çështja e Negreiras? Arbitrat kurrë nuk na kanë ndihmuar. Kjo është ndjesia ime. Nuk më pëlqen ë fitoj me hile”.

Një deklaratë që nuk ka për t’i pëlqyer tifozëve të Chelsea-t, të cilët e kanë ende të freskët gjysmëfinalen e Champions Leagues së vitit 2009. Barcelona u kualifikua me anë të golit në fushë kundërshtare të shënuar nga Iniesta në fund të takimit, ndërsa sfida u pasua nga kritika të shumta për arbitrimin. Në zonë pati disa raste ku u pretendua për penallti, teksa dy më flagrantet ishin prekjet e topit me dorë në zonë. Megjithatë arbitri e konsideroi gjithçka të rregullt, duke i hequr mundësinë Chelsea-t të kualifikohej në finale./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online