Zyrtare/ E prezantojnë me shqiponjë dhe me flamurin kuqezi në dorë, Keidi Bare firmos me klubin spanjoll

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Ashtu siç pritej, Keidi Bare është lojtari më i ri i Real Zaragozës. Klubi spanjoll ka zyrtarizuar mbrëmjen e sotme transferimin e lojtarit shqiptar përmes kanaleve të veta zyrtare. Klubi Real Zaragoza ka shpërndarë një video në “Twitter”, ku shihet një shqiponjë që ulet në krahun e Bares dhe ky i fundit që i drejtohet tifozëve me fjalët: “Tashmë jam këtu”.

Gjithashtu, klubi ka shpërndarë një foto të lojtarit fierak me flamurin e Shqipërisë në dorë. Kedi Bare ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me Real Zaragozën dhe synon ngjitjen në La Liga në sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/