Espanjoli ka siguruar zyrtarisht ngjitjen në La Liga. Skuadra nga Barcelona kryeson kampionatin dhe me barazimin e sotëm 0-0, matematika i lejon të festojnë për hyrjen në elitën e futbollit spanjoll. Një lajm i mirë ky edhe për Keidi Baren, i cili realizon një nga ëndrrat e tij, teksa për herë të parë do të ketë mundësinë të luajë në një nga ligat më të forta të Europës.
Mesfushori shqiptar është një nga lojtarët titullarë të Espanjolit dhe ka dhënë kontributin e tij në fushën e lojës për këtë sukses të arritur. Nga sezoni i ardhshëm, Baren e pret derbi me Barcelonën si dhe përballja me gjigantët e Realit të Madridit. Një emocion i veçantë për të do të jetë edhe sfida kudnër Atletikos së Madridit, ekip në të cilin është formuar si lojtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/