Renato Arapi e ka mbyllur me futbollin e luajtur. Kapiteni i Teutës ka varur këpucët në gozhdë pas tre sezonesh te durrsakët, duke kulmuar me fitimin e Superiores në sezonin që lamë pas.
Zyrtarizimi ka ardhur nga faqa zyrtare e kampionëve të Superiores të cilët falenderojnë kapitenin e tyre për gjithë kontributin e dhënë në gjithë këtë kohë. /Sport Ekspres/