Vetëm javë kampionat të zhvilluara dhe numërohen dy trajnerë të shkarkuar nga detyra. Pas Stavri Nicës, edhe Rrahman Hallaçi ka pasur të njëjtin fat. Klubi Kukësi ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook” se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin për shkak të dy humbjeve që ka marrë në dy javët e para të kampionatit.
“Faleminderit! Klubi i Kukësit njofton ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Rrahman Hallaçi! Shkak bëhen rezultatet e dobëta në dy ndeshjet e para të kampionatit, duke bërë që ekipi të pozicionohet në vendin e fundit! Klubi i uron suksese në karrierën e tij edhe e falenderon për kontributin e dhënë”, ka njoftuar klubi Kukësi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/