Zyrtare/ Dy brazilianë për klubet e kryeyqytetit, njëri vishet bardheblu dhe tjetri i kuq

Klubet e kryeqytetit kanë zyrtarizuar sot dy transferimet e radhës në prag të fillimit të “Abissnet Superiore“-s. Dy brazilianë kanë mbërritur në Shqipëri, por njëri është veshur bardheblu, ndësa tjetri i kuq. Partizani ka prezantuar përmes faqes zyrtare në “Facebook“ afrimin e Da Silvas në ekip. Ish-lojtari i Vllazinsë a firmosur një kontratë dy vjeçare me “demat e kuq”.

“FK Partizani njofton afrimin e Victor Da Silva në skuadër. Mesfushori me tipare sulmuese është përforcimi më i fundit në këtë sesion të merkatos. 27 vjeçari brazilian pas 2 sezoneve te Vllaznia dhe eksperiencës së shkurtër në Qipro me Olympiacos Nicosia ka firmosur një kontratë dy vjeçare me 16-të herë kampionët e Shqipërisë”, shkruan klubi i Partizanit në njoftimin e tij.

Ndërkohë në krahun tjetër, Tirana ka njoftuar përmes një videoje në “Instagram” afrimin e një emri të ri për sulmin. Kampionët në fuqi të “Abissnet Superiore”-s kanë siguruar firmën e Patrick De Souza Monteiros. Ky i fundit ka luajtur në elitën e Austrisë me Admira Wacken-in, ndërsa një sezon më parë ishte në huazim me Qabala-n. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë përshtatja e tij me kampionatin shqiptar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online