Duglas kosta është larguar nga Juventusi për t’u rikthyer sërish te kampionët aktual të Europës. Sulmuesi brazilian do të jetë pjesë e Bajernit të Mynihut për sezonin e ardhshëm. Bavarezët kanë siguruar shërbimet e lojtarit të Juventusit me një formulë huazimi, pa asnjë opsion blerje në fund të saj. Megjithatë bardhezinjtë kanë mundur të kursejnë disa të ardhura nga paga e tij, e cila do të paguhet e gjitha nga ana e klubit gjerman.
Ndërkohë një lëvizje e tillë i hap derën një talenti italian te “Zonja e Vjetër”. Bëhet fjalë për Federiko Kiesën. Mediat italiane bëjnë me dije se akordi mes palëve është arritur dhe Juventusi bën kështu dy goditje mjaft me vlera për sezonin e ardhshëm. Kulusevski dhe Kiesa janë ndër emrat më premtues në Serie A, duke bërë që bardhezinjtë të sigurojnë të tashmen dhe të ardhmen e tyre./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#ServusDouglas ?@douglascosta kehrt zum #FCBayern zurück. ??
? https://t.co/bNvjfn14PQ #MiaSanMia
— FC Bayern München (@FCBayern) October 5, 2020