Zyrtare/ Dikur donte të vishte fanellën kuqezi të Kombëtares, Peter Olainka transferohet te kampionët e Serbisë

Peter Olainka përfundon përvojën e tij 5-vjeçare me Slavian e Pragës në fund të këtij sezoni. Sulmuesi nigerian ka gjetur që në këtë merkato dimërore ekipim ku do të vazhdojë të ardhmen e tij. Ish-lojtari i Skënderbeut do të veshë fanellën bardhekuqe, por këtë herë me stemën e Crvena Zvezdës. Olainka ka firmosur për tre vite me klubin e njohur serb, ku do të lu.ftojë për titullin kampion dhe pjesëmarrje në kompeticionet europiane.

“Crvena Zvezda me kënaqësi njofton lajmin se sulmuesi Peter Olainka ka nënshkruar një kontratë paraprake me klubin tonë dhe se ai do të na bashkohet më 1 korrik 2023 si lojtar i lirë. Ai ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit 2026 me mundësi vazhdimi të bashkëpunimit edhe për një vit”, njofton Cevena Zvezda.

Mbete për t’u parë se si do të shkojë kjo përvojë e re në karrierën e nigerianit. Kujtojmë se suksesin e madh 27-vjeçari i arriti me Skënderbeun, me të cilët luajti në grupet e Europa Ligës dhe siguroi katapultimin në ligat e njihura europiane. Madje dikur Peter Olainka u shpreh i gatshëm të vishte fanellën e Kombëtares shqiptare./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online