Zyrtare/ Ballkani i Ilir Dajës vazhdon të mbushë arkat, lojtari shqiptar transferohet te kampionët e Rumanisë

Ballkani po përjeton periudhën më të lavdishme të historisë së tij. Klubi nga Suhareka ka marrë suksese historike nën drejtimin e Ilir Dajës, çka është përkhtyer edhe në fuqizim të madh financiar. Pas të ardhurave të përfituara nga pjesëmarrja në grupet e Ligës së Konferencës, tashmë kampionët e Kosovës po mbushin arkat me shitjen e lojtarëve. CFR Kluzh ka zyrtarizuar sot transferimin e Ermal Krasniqit. Kampionët në fuqi të Rumanisë ishin kundërshtarë të Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës, prej ku kanë spikatur aftësitë e 24-vjeçarit. Raportohet se CFR Kluzh ka paguar 300 mijë euro për kartonin e lojtarit shqiptar.

“Mirësevjen Ermal Krasniqi! Klubet CFR 1907 Kluzh dhe FC Ballkani, ish-kundërshtari ynë në grupet e Ligës së Konferencës, kanë arritur marrëveshjen për transferimin e mesfushorit kosovar, Ermal Krasniqi, në Gruia. Mesfushori 24-vjeçar me tipare sulmuese ka evoluar në 3.5 sezonet e fundit te FC Ballkani, një skuadër për të cilën ka bërë 105 paraqitje. Duke veshur fanellën e kampionëve të Kosovës, Krasniqi ka shënuar 39 gola dhe ka mundësuar 17 asiste. Zhvillimet e mira në sezonet e fundit e kanë sjellë atë në vëmendjen e ekipit përfaqësues të Kosovës dhe në nëntor 2022 mesfushori u grumbullua për herë të parë me Kombëtaren. I urojmë mirëseardhjen në Gruia dhe sa më shumë suksese me CFR Kluzhin”, shkruhet në komunikimin zyrtar në faqen klubit të CF Kluzhit në “Facebook”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online