Zyrtare/ Dështoi te Partizani dhe në Itali, mbrojtësi prezantohet te skuadra e re

Dejan Boldor ka gjetur ekipin e tij të ri. Mbrojtësi rumun la Partizanin në verë si një dështim, ndërsa më pas gjeti akordin me Potencën në Serinë C. Megjithëse në nivelet e ulta të futbollit italian, Boldor nuk arriti të bindte drejtuesit e klubit me paraqitjet e tij, duke u ndarë kështu me skuadrën.

Por pushimet për të do të marrin fund, teksa futbollisti është rikthyer në vendlindjen e tij. Pavarësisht se ishte Kluzhi emri i lakuar për të ardhmen e tij, 25-vjeçari ka nënshkruar me ekipin e Arges. Ishte vetë klubi që prezantoi ish-mbrojtësin e Partizanit ditën e sotme përmes faqes zyrtare, teksa njofton se palët kanë gjetur akordin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa në kontratë është i vlefshëm edhe opsioni i rinovimit në rast të përmbushjes së pritshmërive./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *