Dashuria 15-vjeçare mes Tabarezit dhe Uruguajit ka marrë fund mbrëmjen e sotme. Federata Uruguajane e Futbollit ka njoftuar largimin e trajnerit të tyre legjendar, i cili e dërgoi Kombëtaren amerikano-jugore në nivelet më të larta të këtij sporti. Oskar Tabarez ka marrë drejtimin e Uruguajit që nga viti 2006, e prej atëherë ka siguruar pjesëmarrjen në çdo Kupë Bote, si dhe në vitin 2010 ka mbërritur në 4 më të mirat të Botërorit.
Gjithashtu në vitin 2011 trajneri 74-vjeçar arriti të fitonte Kupën e Amerikës. Me një sërë suksesesh në krye të Uruguajit dhe me respektin e të gjithë tifozëve të kësaj Kombëtareje, epoka e tij mbyllet sot. Katër humbjet radhazi në kualifikueset për Kupën e Botës Katar 2022 dhe vendi i shtatë në renditje kanë qenë arsyeja për një vendim të tillë. Kujtojmë se Oskar Tabarez është trajneri që ka qendruar më gjatë në stolin e një ekipi kombëtar, plot 15 vite./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? Comunicado de la AUF – 19/11/2021 pic.twitter.com/OSVXn2qpG4
— Selección Uruguaya (@Uruguay) November 19, 2021