Zyrtare/ Bufoni vendos të plaket në portë, ikona italiane “sfidon” Ibrën dhe rinovon kontratën me Parmën

Xhanluixhi Bufon nuk ka ndërmend të ndalet së luajturi futboll. Ikona italiane duket se ka vendosur të plaket në portë, teksa ka rinovuar kontratën me klubin e Parmës. Mengohej se karriera e tij do të përfundonte së shpejti, por ish-gardiani i Juventusit sfidon kohën, e madje edhe Ibrahimoviçin.

Ky i fundit gëzon respektin e të gjithëve me faktin se arrin të zbresë në fushën e lojës edhe pse në moshën 40-vjeçare. Por përsëri mbetet pas në krahasim me Bufonin, i cili ka firmosur deri në vitin 2024 me Parmën.

E gjitha kjo përkthehet në faktin se portieri italian do të jetë pjesë e futbollit profesionist deri në moshën 46-vjeçare. Megjithatë në ndihmë i vjen pozicioni në të cilin luan në fushën e lojës, teksa në portë nuk i duhet të shpenzojë të njëjtën energji që do i duhej në një pozicion tjetër./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *