Zyrtare/ Breshia i rinovon kontratën, Tiranës i mbetet vetëm pista e huazimit për Ndojin

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Emanuele Ndoji është emri që është lakuar së tepërmi për një kalim te Tirana ditët e fundit. Kontrata e tij me Breshian ishte drejt përfundimit dhe kampionët e Shqipërisë synonin ta sillnin në kryeqytet si një lojtar me parametra 0. Negociatat ishin drejt fundit, por Breshia ka befasuar me njoftimin e saj.

Klubi italian ka zyrtarizuar ditën e sotme rinovimin ne Emanuele Ndoji përmes faqes zyrtare në “Facebook”. Lojtari shqiptar do të mbetet pjesë e Breshias edhe të paktën sezonin e ardhshëm. Tashmë e vetmja pistë e mbetur për Tiranën është ajo e huazimit. Një pistë kjo mund ti kursejë bardhebluve para, teksa në një skenar të tillë rroga e Ndojit do të paguhej nga Breshia./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *