Nuk u kënaq ekonomikisht, Armando Sadiku refuzon kontratën e parë dhe mbetet lojtar i lirë

0

Armando Sadiku është zyrtarisht lojtar i lirë. Kontrata e tij me Las Palmasin përfundoi në ditën e fundit të muajit qershor dhe palët nuk do të zgjasin më tej bashkëpunimin mes tyre. Sulmuesi shqiptar pati një nisje të dobët me skuadrën ishullore, por arriti të ngrihej në nivelin e duhur pas ndryshimit të trajnerit.
Sadiku u përshtat me idetë e Pimientas dhe për këtë arsye klubi spanjoll i ofroi rinovimin e kontratës.

Por kushtet financiare nuk ishin ato që 31-vjeçari shpresonte. Kështu që, pavarësisht se arriti të gjente veten në lojë me Las Palmasin, lojtari nga Elbasani vendosi të refuzonte kontratën e ofruar nga klubi i tij. Ndërkohë interes për Sadikun ka shfaqur edhe Sportingu i Gijonit, i cili po ashtu luan në La Liga 2./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.