Tomas Brdariç ka firmosur me skuadrën e tij të re. Pas aventurës në Indi, ish-trajneri i Vllaznisë ka zgjedhur një sfidë të re, këtë herë në botën arabe. Kroato-gjermani është prezantuar në radhët e nënkampionëve të Kuvajtit. Konfirmimi ka ardhur nga vetë klubi Al Arabi përmes faqes zyrtare në “Instagram”.
“Klubi Al-Arabi lidh kontratë me trajnerin gjerman Tomas Berdariç për të drejtuar ekipin e parë të futbollit. Ai drejtoi klubet indiane Chennaiyin, shqiptare Vllaznia Shkodër, maqedonase Shkëndija dhe ekipin gjerman U-21 Wolfsburg. Si trajner në Shqipëri ka fituar Kupën, Superkupën dhe është shpallur nënkampion i ligës, si dhe ka fituar çmimin e trajnerit të vitit”, ka njoftuar klubi Al Arabi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/