“Tare rrallë herë i dëgjonte trajnerët”, ish-sulmuesi sheh fillim të ri te Lazio: Igli i bënte të gjitha vetë

Igli Tare i dha lamtumirën Lazio-s pas 15 viteve si pjesë e bardheblive. Ish-sulmuesi i kryeqytetasve, Bruno Giordano, shprehet se tashmë klubin e pret një fillim i ri. Ai ka dhënë një intervistë për “Corriere della Sera”, ku është shprehur se më parë Tare ishte ai që bënte gjithçka vetë, ndërsa tashmë Tare ka marrë më tepër pushtet në duart e tij dhe situata do të jetë ndryshe për drejtorin e ri sportiv.

“Më parë, me Taren ishte një centralizues që bënte gjithçka vetë. Tani është trajneri që thotë fjalën e tij, presidenti që më duket më vigjilent dhe më prezent, Fabiani është aktiv dhe njerëzit e besuar të Lotitos që ata i ndihmojnë. Tare praktikisht çdo gjë e ka bërë vetë, rrallëherë i ka dëgjuar trajnerët. Tani mendoj se Sarri ka më shumë pushtet se ata që e paraprinë”, ka thënë Bruno Giordano./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online