Zyrtare/ Bitri prezantohet në Çeki, drejtori sportiv i klubit: Është i shkëlqyer në duele ajrore, di të shënojë dhe përballon stadiumet e mbushura plot

Eneo Bitri do të vijojë karrierën e tij në Çeki. Mbrojtësi beratas largohet nga Partizani dhe pak minuta më parë është prezantuar nga klubi i ri. Banik Ostrava njofton publikun përmes faqes zyrtare për transferimin e 26-vjeçarit, që prej disa kohësh e kishin nën vëzhgim. Palët kanë firmosur kontratën për 1 vit e gjysmë, me të drejtë rinovimi pas përfundimit të saj. Drejtori sportiv i klubit çek, Ludek Miklosko ka treguar edhe cilësitë e Bitrit që bënë klubin të blinte kartonin e tij.

“Ne e kishim mbrojtësin nën vëzhgim për disa kohë. Nga lojtarët që kishim përzgjedhur, gjëja më e rëndësishme për të ishte se ai mund të luante, është relativisht i lëvizshëm për gjatësinë e tij dhe është i shkëlqyer në duelet ajrore. Qoftë në mbrojtje, ose në sulm mund të shënojë gol.

Ai është njëzet e gjashtë vjeç. Është një lojtar në moshën ideale të futbollit. Tashmë ka një përvojë në ndeshje të vështira, duke përfshirë kupat, dhe mund të luajë para stadiumeve të mbushura plot. Kështu që ai ka parakushtet për të përballuar kalimin në Baník”, ka thënë Lud?k Mikloško./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *