E FUNDIT/ Nuk ka më pritje, Xhuljano Skuka largohet nga Partizani dhe prezantohet në Francë

Xhuljano Skuka është lojtari më i ri i Metz-it. Sulmuesi shqiptar ka lënë Partizanin për të vazhduar karrierën e tij në Francë. 24-vjeçari është gati për përvojën e tij të parë jashtë Shqipërisë dhe Metz-i është vendi i duhur për ta nisur. Skuka e njeh mirë qytetin, teksa ka jetuar atje për një periudhë kohe, duke e pasur kështu më të lehtë ambientimin.

Metz-i luan në Ligën e Dytë franceze, ku renditet në vendin e tretë dhe ka objektiv ngjitjen në elitë. Sigurisht që për të mbërritur në këtë pikë kanë nevojë për golat e Skukës. Mbetet për t’u parë se si do të shkojë kjo aventurë e re për goleadorin e “Abissnet Superiore”-s./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online