Kristian dhe Stiven Shpendi kanë firmosur sot kontratën e tyre të re. Binjakët shqiptarë që kanë bërë për vete klube të ndryshme nga Seria A, si Sasuolon, Milanin, apo Napolin, kanë zgjatur kontratën me Çezenën deri në vitin 2026. Firma e dy talentëve 19-vjeçarë ka lënë të kënaqur edhe bashkë-presidentin e klubit italian, Robert Luisin.
Në një prononcim për kanalet zyrtare të klubit, Luis ka deklaruar: “Përpos të qenurit futbollistë të talentuar, Kristiani dhe Stiveni janë të sjellshëm, diellorë, pasionantë, dhe djem të respektueshëm. Kur dikush zotëron këto vlera, merita duhet ndarë me familjen së cilës i përket. Prandaj, dua të përgëzoj prindërit e tyre që kanë rritur dy fëmijë me cilësi të ngjashme. Jam i sigurt që, duke vazhduar të punojnë si kanë bërë deri tani, një e ardhme plot me kënaqësi do t’i presë ata si brenda, ashtu edhe jashtë fushe“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/