Ernest Muçi është mjeshtri i asisteve te Legia, sulmuesi shqiptar është lojtari që ka shërbyer më shumë në Ekstraklasa

Ernest Muçi po përjeton formën e tij më të mirë që nga transferimi te Legia e Varshavës. Sulmuesi shqiptar ka marrë disa herë rolin e protagonistit te Legia, ku është kthyer në mjeshtrin e asisteve. 22-vjeçari numëron 6 asiste deri më tani në Poloni, duke qenë lojtari me më shumë pasime për gol në radhët e klubit të njohur nga Varshava.

Gjithashtu, Ernest Muçi përfshihet në krye të listës së lojtarëve që kanë asistuar më shumë këtë sezon në Ekstraklasa. Po me të njëjtin numër asistesh sa futbollisit shqiptar në elitën e futbollit polak janë edhe Janza, Lopez, Podolski, Tudor dhe Wolski./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online