Zyrtare/ Bëhen tre lojtarë shqiptarë te Koniaspori, e veçanta për Kombëtaren që kanë zgjedhur

Një tjetër lojtar shqiptar i është bashkuar Koniasporit që është pjesë e elitës të futbollit turk. Pikërisht në skuadrën ku ndodhen Erdon Daci dhe Sokol Cikalleshi, të cilët ishin protagonist në fitoren e fundit që u arrit kundër Galatasarait në shifrat 4-3.

Bëhet fjalë për Zymer Bytyqin që ka nënshkruar një kontratë për 2 vite e gjysmë dhe do të mbajnë numrin 14. Sulmuesi 24-vjeçar vjen pas aventurës te Viking në Norvegji për të provuar vlerat e tij në Turqi. Rregjistrimi i tij është bërë në kohë rekord dhe është i gatshëm që për ndeshjen e radhës në kampionat.

Një tjetër aspekt i veçantë është se tre lojtarët shqiptarë që ndodhen te Koniaspori luajnë për përfaqësuese të ndryshme. Sokol Cikalleshi është pjesë e Shqipërisë, Zymer Bytyqi ka zgjedhur Kosovën dhe Erdon Daci që mbron ngjyrat e Maqedonisë. Megjithatë ky i fundit ka luajtur vetëm me të rinjtë e Maqedonisë së Veriut dhe nuk përjashtohet mundësia e kalimit te Shqipëria, teksa ndaj Galatasarait mori vëmendjen me dopietën e realizuar. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *