Zyrtare/ Arrihet marrëveshja mes palëve, Xherdan Shaqiri do të transferohet në kampionatin francez

Xherdan Shaqiri do të jetë lojtari më i ri i Lyon. Skuadra franceze ka arritur akord total me futbollistin shqiptar si dhe klubin e Liverpool dhe nesër Shaqiri do të kryejë vizitat mjekësore pranë klubit. Lyon do të paguajë tek Liverpool shumën e 12 milionë eurove për kartonin e Shaqirit.

Lajmin për arritjen e akordit e bën të ditur vetë ekipi i njohur i Ligue 1 që mirëpret futbollistin e përfaqësueses zvicerane në aventurën e tij të re. 29-vjeçari nuk arriti për asnjë moment të bindë trajnerin Jurgen Klopp që të jetë titullar tek Liverpool, në këtë mënyrë transferimi tek klubi francez pritet të jetë pika e kthesës në karrierën e tij./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online