Egnatia i shpalosi objektivat e saj pas ringjitjes në elitën e futbollit shqiptar duke kërkuar të kapi vendet që e dërgojnë në Europë. Pra duke mos u kursyer aspak për të kërkuar maksimumin që në këtë sezon të parë.
Ndërkohë është zyrtarizuar edhe afrimi i Arbër Çyrbja. Ky i fundit ishte edhe në radarin e klubeve të kryeqytetit, por vendosi që të firmoste kontratën me ekipin e Egnatias. Eksperienca në Kosovë do të mbyllej për të dhe u rikthye nga Gjilani në Superiore për të dhënë kontributin e tij. /Sport Ekspres/