Tani është zyrtare! Roma i thotë lamtumirë portierit brazilian Alison, që transferohet te Liverpuli: klubi verdhekuq ka përshëndetur numrin “92” me një mesazh në rrjetet sociale: “Faleminderit për çdo gjë Alison Beker dhe paç fat në aventurën e re!”. Një lajmërin që ka ardhur në orën 23:00 edhe nga klubi anglez, që është edhe i riu për të: blerja ka kushtuar 72,5 mln euro.
Fjalët e para të Alisonit kanë qenë këto: “Jam vërtet i lumtur. Një ëndërr që bëhet realitet, që të vesh këtë fanellë kaq prestigjioze dhe me këtë madhështi, që është mësuar të fitojë. Sa i përket jetës dhe karrierës time, është një hap i madh përpara për mua që të bëhem pjesë e këtij klubi dhe familje. Të jeni të sigurt, do të jap gjithçka që kam”.
— Liverpool FC (@LFC) July 19, 2018
Shifrat – Sakaq, edhe shifrat janë bërë zyrtare. Alison ka kaluar te Liverpuli për 62,5 mln euro dhe me një bonus që varion deri në 10 mln euro. Ai u transferua për 6 mln euro te Roma dy vite më parë.
Alison do të fitojë 6,4 mln euro për gjashtë sezone te Liverpuli. Pra, rroga e dyfishuar në krahasim me Romën.
??https://t.co/gN0qvFl8QO pic.twitter.com/EkazE39We5
— Liverpool FC (@LFC) July 19, 2018