Zyrtare/ Adnan Januzaj prezantohet te skuadra e re, plotëson dëshirën për të luajtur në Champions League

Adnan Januzaj ka sistemuar përfundimisht të ardhmen e tij. Lojtari shqiptar doli në treg si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Real Sociedadin. 27-vjeçari ka ndërruar ekip, por jo kampionat. Januzaj mbetet përsëri në La Liga, aty ku do të mbajë veshur fanellën e Sevijës. Sulmuesi është zyrtarizuar sot nga vetë klubi bardhekuq përmes kanaleve zyrtare në rrjetet sociale.

Adnan Januzaj kaloi me sukses testet mjekësore ditë e sotme dhe firmosi me Sevijën për 4 vitet e ardhshme. Ky transferim plotëson edhe dëshirën e tij për të luajtur në Champions League, çka ishte edhe arsyeja përse priti kaq gjatë për të gjetur një ekip të ri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *