Legia e Varshavës pret mbrëmjen e nesërme Dritën në kryeqytetin polak. Ndeshja është e vlefshme për fazën “play off” të Ligës së Konferencës. Trajneri i Legias ka paralajmëruar opinioni sportiv se ndaj Dritës nuk do të jetë thjeshë një shëtitje në park. Ai ka shtuar se ka marrë informacione me kundërshtarin nga Jurgen Çelhaka dhe nga Qendrim Zyba.
“Nëse dikush pret një shëtitje, mund t’ju them që tani se nuk do të jetë ashtu. Drita ia ka dalë të barazojë me Fejnordin e Roterdamit dhe Viktorian e Pilsenit në vitet e fundit. Kjo flet për ta. Sigurisht që po luajmë në shtëpi. Duam të fitojmë dhe të afrohemi me kualifikimin në këtë ndeshje. Sidoqoftë do të më pëlqente ta tregonim në fushë, jo nëpër konferenca.
Analiza ka qenë e ngjashme me atë çfarë bëjmë gjithmonë. Kemi kontaktuar njerëz që e nohin mirë. Ish-lojtari ynë, Qendrim Zyba, na dha shumë këshilla. Jurgen Çelhaka bëri të njëjtën gjë. Po përgatitemi për këtë ndeshje në të njëjtën mënyrë si Brondbinë”, ka deklaruar Gonzalo Feijao./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
–