Zrinjski është mundësia për t’ja nisur nga e para, Tirana gati të kthejë “nderin” në vend përballë tifozëve dhe opinionit

Në orën 20:00, Tirana luan në “Air Albania” ndeshjen e parë të turit të dytë të Ligës së Konferencës. Eliminimi nga Liga e Kampionëve ende djeg te bardheblutë, që shuan pritshmëritë e shumë tifozëve. Dudelange ishte kundërshtari më i lehtë i mundshëm që shorti mund t’i rezervonte Tiranës dhe kjo bëri që shpresat për një kalimin e turit të ishin të larta. Të rrituara edhe më shumë pas paraqitjes së parë në Luksemburg, teksa loja e kundërshtarëve nuk ishte aspak dominuese.

Në humbjen e parë faji i mbeti fushës dhe stadiumit jashtë standarteve të UEFA-s me pretendimin se në “Air Albania” do të tregoheshin vlerat e vërteta të kampionëve tanë. E megjithatë, loja tregoi se fusha nuk ishte problemi, teksa Dudelange fitoi 1-2 edhe në “Air Albania”. Një humbje që u përjetua shumë nga ana e tifozëve, por edhe e opinionit publik. Papritur, kualifikimi ishte kthyer në një detyrim për Tiranën.

Turi i dytë erdhi për bardheblutë, por jo në Ligën e Kampionëve. Ekipi i Shehit vazhdon ëndrrën europiane në Ligën e Konferencës, ku tashmë përballë do të ketë Zrinjskin. Nga sot 26 herë kampionët e Shqipërisë kanë mundësinë t’ja nisin nga e para. Shanset duken të barabarta këtë herë, me Tiranën që ka një motiv shtesë në këtë ndeshje. Paratë që qendrojnë përtej në rast suksesi kanë kaluar në planin e dytë, teksa bardheblutë tashmë duan të kthejnë në vend “nderin” e tyre përpara tifozëve dhe opinionit sportiv. Fusha është gati dhe po pret, në mbrëmje mbetet të shihet rezultati./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online