Zmijani: Nuk ka mbaruar, në Shkodër do jetë ndryshe

Trajneri i Vllaznisë U-19, Luan Zmijani, nuk e fshehu zhgënjimin për humbjen e pësuar në Kishinjev, duke e vënë theksin te gabimet mbrojtëse, por është ende optimist për kualifikimin. “Rezultati i ndeshjes nuk është ai që prisnim, por do të bëjmë gjithçka për t’u paraqitur më mirë në ndeshjen e kthimit dhe për të marrë një fitore kualifikimi. Gabuam shumë në fazën mbrojtëse, dy gola ishin mëse të evitueshëm, por më vjen keq që gabuam aq shumë raste në sulm. Zimbru? Nuk na befasoi, është një emër i njohur, që është ndeshur me ekipe shqiptare në kupat e Europës dhe dimë që ka traditë në Moldavi. I uroj gjithë të mirat për të ardhmen. Ne kemi ende shpresa për kualifikim, mund të fitojmë 2-0, gjithçka mund të ndodhë në Shkodër dhe do ta provojmë deri në fund”.

Andronik: Nëse luajmë kështu edhe në Shkodër…

Trajneri i Zimbrut, Valeri Andronik, ka mbetur shumë i kënaqur nga fitorja kundër Vllaznisë: “Përgëzoj lojtarët e mi, ishte një fitore e merituar. Djemtë dhanë gjithçka, u jam mirënjohës. Ishte një ndeshje e vështirë, shënuam shpejt dhe kjo na ndihmoi, ndërsa golat e tjerë në fund janë shumë të rëndësishëm, edhe pse për fat të keq goli i pësuar na i ndërlikon shumë planet. Presim një ndeshje kthimi shumë të vështirë, mendoj se shanset janë 50/50. Nëse luajmë si në ndeshjen e vajtjes, do t’ia dalim mbanë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online