Zmijani: Do të luajmë në sulm, shpresojmë të përmbysim disavantazhin 3-1

“Uefa Youth League”, sot ora 18.00 në “Loro Boriçi”, Vllaznia-Zimbru. Drejtori Hasani: “Festë në “Loro Boriçi”, hyrja falas, shkelmimi i topit nga legjenda Sabah Bizi, e premio për kualifikim”

Gaspër Marku

Në një kohë ku skuadra e parë e Vllaznisë vazhdon të zhgënjejë në garën e Superligës e futbollit shqiptar, Vllaznia në futboll për femra si dhe Vllaznia U-19, janë dy skuadrat që i bëjnë krenar shkodranët. Femrat nën drejtimin e trajnerit Nikolin Leka, pasi lanë pas konkurrimin dinjitoz në Ligën e Kampioneve të Europës, duke qenë shumë afër kualifikimit në grupe, tashmë si kampion në fuqi, vazhdojnë të jenë në krye të klasifikimit të kampionatit kombëtar të femrave. Ndërkohë, 19-vjeçarët e drejtuar nga trajneri Luan Zmijani, edhe ata kampionë kombëtar në fuqi luajnë sot ndeshjen e dytë, atë të kthimit të vlefshme për Ligën e kampioneve të Europës për të rinj. Në orën 18.00, kuqeblutë e rinj shkodranë presin në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin moldav Zimbru. 3-1 për ekipin moldav ka përfunduar ndeshja e parë e luajtur në transfertë, me një lojë të mirë të Vllaznisë. Për hir të së vërtetës kanë qenë gabimet fatale të vet futbollistëve shkodranë në repartin e mbrojtjes që i kanë ndëshkuar me pësimin e pamerituar të tre golave. Megjithatë, goli i realizuar me penallti nga ana e Pusit ka lënë gjithçka të hapur për kuqeblutë, që në ndeshjen e dytë në Shkodër të shpresohet për një përmbysje të disavantazhit. Në pritje të kësaj ndeshje tekniku Luan Zmijani, dje ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore anti-Zimbru dhe sipas tij, skuadra sot është gati për të bërë mrekullinë e përmbysjes së rezultatit. “Vet rezultati na detyron dhe motivon të luajmë në sulm në këtë ndeshje të kthimit, ndaj edhe gjatë të gjithë këtyre ditëve kemi punuar shumë në këtë drejtim. Ndaj, natyrisht, që të mos ndëshkohemi me gol, duhet t’i kushtojmë jo pak kujdes edhe prapavijës, sepse atëherë objektivi i kualifikimit bëhet edhe më i vështirë. Përqendrimi do të jetë në vijën e parë sulmuese”, thotë për “Sport Ekspres”, tekniku Luan Zmijani, duke shpresuar që skuadra e tij të shënojë sa më shpejt në mënyrë që pastaj ta ketë më të lehtë që me një 2-0 të sigurojë kualifikimin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online