Zlatan Ibrahimovic ka nxitur tifozët e Milanit për të ofenduar Calhanoglu. Mesfushori zgjodhi që të bënte një transferim të guximshëm duke u larguar nga Milani te Interi. Por kuqezinjtë arritën që të shpallen kampion në Serinë A.
Kështu suedezi nuk e mendoi herë për të “kryqëzuar” mesfushorin turk: “Dërgojini një mesazh Hakanit, të dëgjojë”, këto ishin fjalët e Ibrahimovic që i dhanë zemër turmës së madhe të tifozëve. /Sport Ekspres/