“Dzeko tregon më së miri kampionatin e zikaltërve”, ish-lojtari i Interit dhe Milanit e gjen fajtorin te sulmuesi: Nuk e zëvendëson dot Lukakun

Fulvio Collovati, ish-futbollisti i Interit dhe Milanit, ka folur për garën e sapo përfunduar për Skudetos. Milani mundi 3-0 Sassuolo-n në javën e fundit të Serie A të dielën, duke e bërë kampion të Italisë për herë të 19-të, herën e parë që nga viti 2011.

Rivalët e qytetit, Interi ua lehtësuan gjithashtu gjërat kuqezinjve, të cilët humbën ndaj Bolonjës, ndërsa Fulvio Collovati, e gjeti fajtorin te Dzeko. “Ai kishte një fazë fillestare në të cilën ishte lojtari kryesor, pikë referimi dhe më pas Interi ra.

Në pjesën e dytë luajti më pak, por për fat Lautaro Martinez ishte aty. Edin Dzeko është një sintezë e kampionatit të Interit. Nuk mund të mendoj se ai mund të zëvendësojë Lukakun. Po flasim për dy lojtarë të ndryshëm”, ka thënë Collovati. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online