“Zjarri” i Vllaznisë do të shihet ndaj Tiranës, Brdariç: Do të luftojmë fortë, kjo do të jetë betejë

Vllaznia është rikthyer me rezultatet pozitive në këtë sezon të ri, duke premtuar emblemën që i mungonte futbollit shqiptar. Ndeshja e ardhshme do të shërbejë për të parë edhe zjarrin e shkodranëve nëse është realisht i ndezur apo drejt shuarjes.

Një klasike e cila vjen si prova e parë e vërtetë pasi Vllaznia ka luajtur deri tani me ekipe që konsideroheshin më të dobëta, pavarësisht se rezultatet dhe mënyra e lojës nuk lë shumë vend për dyshime. Në konferencën për shtyp sipas asaj që raporton “Supersport”, trajneri i Vllaznisë, Brdariç, ka paralajmëruar kundërshtarët se do të bëhet fjalë për një betejë të vërtetë.

“Vëmendja është te ndeshja nesër dhe do të luajmë kundër kampionit. Duhet të jemi të përulur dhe të thjeshtë, kemi motivimin e duhur për të luajtjur kundër tyre. E di rëndësinë e kësaj përballje për qytetin, por mbetet vetëm një ndeshje. Gjithsesi ne do të luftojmë fortë dhe kjo do të jetë betejë. Barazimi? E shohim në fund nëse kemi marrë atë që duam”, tha Bradriç. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online