Zidani “makiavelian”: Dua finalen, nuk më intereson se si!

 

Trajneri i Realit optimist se ekipi i tij do të vijojë të shkruajë historinë duke siguruar finale e tretë radhazi në Champions

Reali i Zinedin Zidanit është përpara takimit me historinë, pasi në rast suksesi ndaj Bajernit do të arrinte finale e tretë radhazi në Champions. Shumë emra të mëdhenj para Zizusë e kanë synuar një objektiv të tillë, por me sa duket francezi është vetëm një hap larg. Dhe duke folur para ndeshjes së kthimit kundër Bajernit, Zidan e ka bërë të qartë se e dëshiron me doemos një tjetër finale.

Ndeshja e vitit – “Kjo është një gjysmëfinale në Ligën e kampioneve dhe e kemi të qartë se çfarë rëndësie paraqet. E dimë fare mirë se çfarë duhet të bëjmë, por nuk kemi ndër mend të bëjmë ndryshime të mëdha në stolin tonë të të luajturit. Në takimin e vajtjes në Mynih kemi bërë një punë shumë të mirë, tani ka ardhur momenti të mbyllim llogaritë në Madrid. Do të jetë një tjetër përballje e vështirë, por duhet të tregojmë në fushë se e meritojmë ne të shkojmë në finale.”

Problemet – “Isko e Naço janë stërvitur rregullisht me ekipin dhe kam kohë për të vendosur për formacionin. Rëndësi ka që të gjithë lojtarët të jenë në 100%. Naço ka qëndruar për një muaj jashtë, por është stërvitur mjaft mirë dhe do të jetë gati.”

Mungesa e Karvahal – “Do të presim deri në fund përpara se të marrë një vendim. Nuk mendoj se do të jetë ndonjë shqetësim madhor, pasi kemi lojtarë të tjerë të gatshëm.”

“Bernabeu” një tabu me të mëdhenjtë – “Nuk më shqetëson aspak ky fakt. Nëse do të kisha mundësi zgjedhje do të doja të luaja gjithnjë në Bernabeu. Jemi krenar që luajmë në këtë stadium.”

E ardhmja e Zinedin Zidan – “Një gjë është e sigurt, nuk do të varet nga ecuria e Realit në Champions. Unë e kam shprehur mendimin tim, dua të vijoj këtu, por më shumë rëndësi në këtë moment ka takimi ndaj Bajernit. Të gjithë duhet të mendojmë vetëm për këtë ndeshje dhe asgjë tjetër.”

Tri finale radhazi! – “Kemi bërë diçka të pabesueshme në këto sezone. Kjo nuk do të thotë se jemi të ngopur. Duhet të japim më të mirën për të siguruar një tjetër finale.”

Përballja me Bajernin – “Ata do të vijnë për t’u kualifikuar. Nuk kanë asgjë për të humbur, janë një ekip i madh. Por nëse ne do të bëjmë si duhet lojën tonë, mund t’ia dalim pa problem. Ne do të zbresim në fushë për të fituar. Nuk më intereson kur shënojmë dhe si shënojmë, rëndësi ka të shënojmë të parët.”

Marselo e Benzema – “Të gjithë e dinë çfarë është në gjendje të bëjë Marselo. Ai është një shembull për të gjithë. Ka dhjetë vjet këtu dhe ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për të shkruar historinë. Benzema? Është mirë. Po vuan mungesën e golit, por gjithçka tjetër po e bën mirë. Nuk kam përse të bisedoj kokë më kokë me të, jemi sqaruar.”

La Liga – “Duhet të përgëzojmë Barcelonën për suksesin e merituar. Më vjen keq që gjërat nuk na shkuan si duhet në La Liga. Kjo do të thotë se duhet të punojmë më shumë. Por të paktën tani jemi në garë për të siguruar një tjetër finale në Champions.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online