“Zidan veproi drejt, do ishte pushuar nga puna pa Champions”

Ish-trajneri i Realit të Madridit në sezonet 1996/97 dhe 2006/07, Fabio Kapelo, ka folur në Sky Sports në lidhje me largimin e Zinedin Zidan nga Los Blancos, duke fajësuar kryesisht presidentin Florentino Perez: “Bëri veprimin e duhur, nëse nuk do fitonte Champions League Florentino do e kishte pushuar nga puna”.

Vendim korrekt: “Zidan mori vendimin e duhur, ai e dinte që Florentino do e kishte përzënë. Edhe unë u largova pas fitores së kampionatit. Ishte një mënyrë të menduari që ekzistonte prej kohësh, kur gjërat nuk shkonin mirë dhe kur distanca me Barcelonën në La Liga ishte shumë e madhe. Për mendimin tim, Zizu bëri atë që duhej”.

Arsyeja e largimit: “Nuk e di, ndoshta ka pasur probleme të tjera, ndoshta ishte problem edhe prania e të birit si portier në ekipin e parë. Florentino dëshiron të bëjë trajnerin dhe kur gjërat shkojnë keq fajëson të tjerët. Besoj se Zizu u largua për të treguar se është një person që nuk e ka të nevojshme të trajnojë dhe se mund të bëjë atë që dëshiron”.

Çështja Ronaldo: “Trajneri i ardhshëm do të duhet të ndërtojë një mozaik që mund të humbasë pjesët, duke përfshirë Kristianon. Portugezi dëshiron të kthehet në Mançester”.

Pasuesi i Zidan: “Besoj se mund të jetë Guti, sërish një zgjedhje e Florentinos, një zgjedhje për të treguar sërish se nuk kërkon emra me peshë, si bëri me Zidan. Tani vetëm Antonio Konte është në treg, nga trajnerët e rëndësishëm. Poçetino është një trajner që e njeh Spanjën, ka një tip të caktuar loje dhe mund të jetë një ndër kandidatët”.

Revolucion në ekip: “Nëse Madridi humbet golat e Kristianos, duhet të rikuperojë pjesën më të madhe të tyre. Levandovski mund të mbërrijë në vend të Benzemasë, por topin e ka Florentino. Ai vendos për gjithçka, në këtë pikëpamje Zidan bëri mirë që iku”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online