Zhvillimi i papritur për Keidi Baren, dalin në skenë një listë e gjatë me ekipe nga Italia

Një zhvillim tërësisht i papritur vjen sa i përket merkatos së verës për Keidi Baren. Mesfushori shqiptar ka dëshirën e madhe të Espanjolit për ta transferuar në ekip, por lojtari nuk e ka pranuar menjëherë ofertën pasi ka kërkuar që të luajë në elitën e futbollit të Spanjës. E ndërkohë në media përflitet për zhvillime të reja dhe një listë që vetëm po shtohet me ekipet e interesuara për të.

Janë tre skuadra nga Serie B dhe dy të Serisë A që kanë kthyer vëmendjen nga mesfushori i Shqipërisë. Fillimisht u përfol për Leçen, Salernitanën dhe Pisën, por së fundmi në media raportohet se Udineze dhe Parma kanë hyrë në garë. Mbetet të shihet vendimi që do të marrë Bare në lidhje me vazhdimin e karrierës së tij, por duke parë aftësitë që zotëron dhe hezitimin e gjatë për të mbërritur te Espanjol pasi dëshiron të luajë në elitën e Europës, do të jetë shumë e vështirë që futbollisti të bindet nga një ekip i Serisë B. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online