Zhvillimet e Muçit te klubi i Ibrahimoviç, donin ta merrnin “falas”

Ernest Muçi është talenti kryesor që po spikat në Superiore, ndërsa formën e mirë e vazhdoi me Tiranën në Europë dhe së fundmi mr Shqipërinë U-21. Për këtë futbollist ka interes të madh nga disa ekipe, ku mes tyre është edhe Hamarby, atje ku një pjesë të aksioneve i zotëron Zlatan Ibrahimoviç.

Sipas asaj që raportojnë mediat suedeze, Hamarby ka ofruar 300 mijë euro për Muçin, por duke marrë parasysh kërkesat e Tiranës, do të ishte si një dhuratë. Megjithatë në Suedi raportojnë se vlera e Muçit është rritur edhe më tepër së fundmi pas golave të realizuar ndaj Austrisë U-21 dhe paraqitjeve në Europë.

Për më tepër thuhet se kompania që përfaqëson Muçin, me në krye Qormemetin, ka pasur komunikime të hershme me menaxherin dhe për këtë arsye cilësohet si një përparësi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *