Buffon i ”dogji” karrierën tek PSG, portieri përfundon tek Fulham

Alphonse Areola ishte cilësuar si një nga portierët më të mirë në Francë, pak përpara se gjigandët e PSG të transferonin në një kontratë 1 vjeçare, legjendën e Juventus, Gianluigi Buffon.

Edhe pse erdhi me planin për të qenë rezervë e Areolas, menjëherë 43 vjeçari zuri vendin e titullarit, ku dhe i kushtoi PSG-së kualifikimin në Champions League ndaj Manchester United, me dy gafa të bëra gjatë 90 minutave.

Pas humbjes së pozitës së titullarit, Areola pranoi të kalonte në huazim tek Reali Madridit, por pa arritur të ishte vendimtar, teksa konkurenca e Cortouis e bëri të pamundur shkëlqimin e tij.

Pas mbarimit të huazimit Alphonse u rikthye tek PSG, e megjithatë klubi i ka konfirmuar që nuk është në planet e trajnerit Tuchel dhe tashmë portieri do të huazohet përsërsi tek skuadra e Fulham, të cilët luajnë në Premier Ligë. Klubi anglez ka të drejtë për ta blerë lojtarin në fund të sezonit nëse arrin të përmbushë objektivat e kërkuara. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online