VIDEO/ Goli që çmend rrjetet sociale, produkti i Partizanit merr “zvarrë” të gjithë kundërshtarët

Mishel Marku është produkti i akademisë së Partizanit, ku ka luajtur deri për Partizanin U-15. Megjithatë djaloshi vendosi të zhvendosej drejt Italisë për një të ardhme më të mirë, si dhe për tu rritur profesionalisht në karrierën e tij futbollistike.

Aktualisht Marku luan për akademinë e G.S Villa 1969, ku bën pjesë e grupit të moshave të vitit 2004. Kjo skuadër bën pjesë në rajonin e Lombardisë. Dëshira dhe puna e palodhur për të arritur një sukses sa më të shpejtë në futbollin profesionist ekziston nga ana e lojtarit, që po i bashkangjiten edhe rezultatet në fushën e lojës. Në një sfidë përballë kundërshtarëve 18 vjeçarë, Mishel Marku ka marrë “zvarrë” të gjithë kundërshtarët, si dhe ka dribluar portierin për të finalizuar një aksion individual që bëhet hit në rrjetet sociale.

Padyshim që është herët të flasim për të ardhmen e djaloshit, pasi koha është në favorin e tij dhe ka akoma hapësirë për tu rritur, por meriton një vëmendje të veçantë për te dhënat që ofron, fundja edhe nga klubi që e nxori si lojtar. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online