Zhvillimet e fundit nga Milanit, “të larguarit” kthejnë vendimet pas zyrtarizimit të Piolit

Me largimin e mundshëm të trajnerit të Milanit, Stefano Pioli, edhe të sulmuesit kryesor të Milanit, Zllatan Ibrahimoviç, Maldini ishte pranë një lamtumire me ekipin ku bëri historinë si lojtar. Por pasi u bë zyrtare se Ragnick nuk do të lidhë kontratë me kuqezinjtë dhe u konfirmua qëndrimi i Piolit deri në vitin 2022, duket se Paolo nuk do të largohet nga Milani.

Mediat italiane raportojnë se tashmë Maldini ka caktuar një takim mes tij dhe Raiolas ku do të flitet për lojtarët që agjenti ka në kontroll. Giacomo Bonaventura do të largohet në fund të sezonit, ndërsa Donnaruma pritet të rinovojë me Milanin deri në vitin 2025, me një rritje të pagës. Gjithashtu klubi mund t’i ofrojë shiritin e kapitenit, në rast se largohet Romanjoli këtë sezon.

Misioni më i vështirë ngelet Ibrahimoviç. Pas fitores me Juventusin, suedezi deklaroi se ky do të ishte sezoni i fundit me Milanin, por pas konfirmimit të Piolit, sulmuesi nuk e mohoi një rinovim të mundshëm. ” Milani nuk është ekip për Europa League, unë nuk jam lojtar për Europa League. Nëse ka një projekt ambicioz për titull qëndroj.”- ishin fjalët e Ibrës kur u pyet për herë të fundit nëse do të qëndronte në Milano. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *