Nuk ka Seria B për gjigantin shqiptar! Kastriot Dërmaku është mur, Parma i jep kontratë të re

Kastriot Dërmaku nuk është vlerësuar ashtu siç edhe meriton te Parma në këtë sezon të Serisë A. Sa herë që kësaj skuadre i ka munguar njëri prej dyshes së qendrës së mbrojtjes, Iaponi-Bruno Alvesh, gjiganti shqiptar ka qenë i gatshëm për ta zëvendësuar në mënyrën më të mirë të mundshme.

Por pavarësisht kësaj, trajneri i Parmës nuk zgjodhi që t’i linte vendin e titullarit. Dërmaku ka zhvilluar takimet e fundit si titullar dhe ka bindur drejtuesit. Zërat për një largim të mundshëm në Serinë B janë hedhur poshtë, pasi sipas asaj që raporton “La Gazzetta dello Sport” do të ketë një kontratë të re për lojtarin kuqezi deri në vitin 2024. Ekipi italian është i bindur në aftësitë e Dërmakut dhe kërkon ta ketë në skuadër, ndërsa edhe mosha e Bruno Alveshit nuk premton siguri për shumë gjatë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online