Zhvillime të reja mbi gjetjen e Emiliano Salës

Historia e Emiliano Salës është një ndër më tronditëset për momentin në futboll, ku argjentinasi u zhduk duke mos lënë gjurmë, mbrëmjen e 21 janarit, teksa po fluturonte nga Nanta në drejtim të Kardifit. Në bord së bashku me të ishte dhe piloti i avionit.

Kur kanë kaluar diçka më shumë se një javë dalin të reja, të cilat mund të çojnë në gjetjen e mundshme të tij. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se në një plazh në veri të Francës janë gjetur mbetje të dy ndenjëseve të avionit dhe besohet që i përkasin mjetit që fluturonte Emiliano Sala.


Tashmë, pritet që të nisim përsëri kërkimet në zonën, ku është raportuar se janë gjetur mbetjet. Shpresat për të gjetur të mbijetuar, thuajse janë shuar, por asnjëherë nuk i dihet dhe pritet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *